Ferizaj

Kosova shënon 14 vjetorin e pavarësisë. Momenti kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008

By FerizajPress

February 17, 2022

Sot janë bërë 14 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë ishte prezantuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Shteti i Kosovës tashmë është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit i cili ka njohur pavarësinë është Izraeli.

Më poshtë gjeni videon kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës: