Sport

Kosova në grup me Gjermaninë, Shqipëria me Spanjën

By FerizajPress

January 26, 2017

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e “UEFA European Under-21 Championship 2017-2019”.

Kosova në këtë short u përfaqësua nga drejtori për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori.

Kosova u përfshi në Grupin 5, me kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda dhe Azerbajxhani.

Kurse, Shqipëria ndodhet në grupin e dytë me Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estoninë dhe Irlandën e Veriut.

Cikli i këtyre kualifikimeve fillon më 20 mars të këtij viti dhe përfundonmë 16 tetor të vitit 2018.

Ndërkohë, “Play-Off”-i luhet prej 12 deri më 20 nëntor të vitit 2018, derisa finalet e këtij kampionati luhen në verën e vitit 2019 në Itali.

Fituesit e 9 grupeve do të kualifikohen direkt në finalet e këtij eventi, derisa katër skuadrat më të mira të pozitës së dytë në grupe do të luajnë në play-off për të nxjerrë dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në mesin e 12 skuadrave finaliste.

Italia si mikpritëse e ka të sigurt kualifikimin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6