Ferizaj

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

By FerizajPress

December 31, 2020

Qeveria  Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.