Sport

Kosova mposhtet por nuk turpërohet

By FerizajPress

March 25, 2017

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt në kualifikimet për botërorin “Rusia 2018” me rezultatin 1:2.

Kësaj radhe ka qenë Islanda që i ka mposhtur verdhë e kaltrit e drejtuar nga Albert Bunjaki në “Loro Boriçi” të Shkodrës, njofton  Klan Kosova.

Fillimisht për islandezët shënuan Sigurdarson dhe më pas Sigurdsson për 0:2, por në pjesën e dytë u kundërpërgjigj Atdhe Nuhiu me golin e tij debutues për Kosovën.

Kosova ka pasur paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, ashtu sikur e nisi të parën, por që nuk arriti t’i konkretizojë rastet.

Pas kësaj disfate Kosova qëndron e fundit në Grupin I më një barazim dhe katër humbje, dhe me një goldallim prej -12.