Sport

Kosova fiton ndaj Ishujve Faroe

By FerizajPress

June 03, 2016

Kosova ka triumfuar në miqësoren e parë pas pranimit në UEFA e FIFA, duke mposhtur me rezultat 2:0 Ishujt Faroe

Skuadra e Albert Bunjakit nuk e nisi mirë ndeshjen pasi në minutën e 37’të, gjyqtari kryesor i ndeshjes përjashtoi Bersant Celinën nga loja, duke e ndëshkuar direkt me të kuq – një vendim tejet i çuditshëm.

Sidoqoftë, Kosova vazhdoi me paraqitjen e mirë dhe edhe përkundër se ishin me një lojtar më pak, ku gjetën rrugën drejt golit në minutën e 44’tër. Albert Bunjaku shënoi me kokë për 1:0.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Bunjakit vazhduan të ruanin rezultatin derisa kohë pas kohe krijonin raste. Në minutat e fundit të ndeshjes, Elbasan Rashani shënoi golin e dytë për Kosovën pas një depërtimi të mirë të Berishës, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Kjo është një fitore historike për Kosovën që ishte e para pas pranimit në FIFA e UEFA me të drejta të plota.