Duke ditur që numri i bashkatdhetarëve jashtë trojeve shqiptare është tejet i madh, qeveria e Republikës së Kosovës duhet që ta luaj një rol bashkëpunues dhe ndërlidhës me këtë pjesë të kombit në mënyrë që të mos shkëputen kontaktet por ato të forcohen dhe më shumë. Përveç lidhjeve shpirtërore që kemi me bashkatdhetarët tanë në të gjitha cepat e botës, duhet të krijihet dhe një urë bashkëpunimi institucionale në shumë fusha ku përfitimi dhe rezultatet të jenë të dyanshëm dhe të ketë fryte të shëndosha. Të krijohen mundësi dhe lehtësim që diaspora të mund të investojë në projekte ekonomike afatgjata. Dihet që brenda një viti futen në mënyrë direkte apo indirekte mbi një miliard euro ku ndihmohen familjet e shumta nga familjar e tyre në vende të ndryshme, këto dërgesa në bashkëpunim me qeverinë do të duhej të kanalizoheshin në investime për krijimin e vendeve të reja të punës dhe heqjes së varshmërisë nga dërgesat. Do të ishte e domosdoshme që të krijohen projekte bashkëpunimi në mes qeverisë të Kosovës dhe diasporës shqiptare ku do mund të stimuloheshin bizneset e vogla dhe ato të mesme në mënyrë që të krijohet një treg i vogël ekonomik dhe papunësia të zvogëlohet. Qeveria e Kosovës duhet të marrë iniciativën për ndryshimin e ligjt zgjedhor për të ju mundësuar diasporës votimin e drejtpërdrejt në ambasada, konsullata dhe qendra kulturore. Kjo bëhet për ta shfrytëzuar drejtën e tyre kushtetuese që kanë për të votuar dhe për t’u zgjedhur, ose duhet të gjindet zgjedhja për përfaqësimin e diasporës përmes vendeve të rezervuaranë Kuvendin e Kosovës. Me mijēra student të cilët studiojnë ose kanë diplomuar në Universitete të njohura evropianedo të duhej të kontaktoheshin përmes një komisioni vlerësus e bashkëpunues qē gjithë ky kapacitet të mund të kthehej nē atdhe dhe gjithë aftësitë e tyre ti shfaqin dhe ti vëne në funksion në tē mirën e vendit. Duhet të ju jepet motiv që ky tru jashtë vendit të ketë arsye të forta që të bindet dhe të kontribuojnē nē fusha të ndryshmee sidomos të përcjellin eksperiencën e tyre në arsim duke pasur parasysh se gjithë këto vite më shumë janë bere eksperimente në fushen e arsimit sesa që ka pasur rezultate të kënaqshme. Do të ishte e rëndësishme qē qeveria dhe diaspora tē mund të bashkëpunojnë edhe në sektorin e shëndetësisë. Të mund të këtë investime jo vetëm në qendra urbane por dhe në ato rurale sepse ka qindra fshatra që nuk kanë një ambulanc afër por ju duhet të bëjnë kilometra të gjata për të shkuar në qytet për një kontroll të vogël mjekësore. Ka dhe shumë fusha tjera ku mund të krijohet bashkëpunim por mendoj që arsimi, shëndetësia dhe ekonomia janë kyçe dhe me shume potencial. Përveç kohës së zakonshme kur diaspora me numër të madh vijnë në pushime në Kosovës, korrik -gusht, është mirë që edhe muaji dhjetor ti kushtohet diasporës sepse dhe gjatë këtij muaji të fundvitit ka një valē të madhe tē bashkëatdhetarëve që vijnë këtu. Qeveria e Kosovës është mirë që të krijojë një ekip me profesore të gjuhes shqipe qē do mund tē ligjerojnë për fēmijet atje. Por jo vetëm per femije por edhe për të rritur shqiptar që kanë lindur jasht dhe nuk e dijnë gjuhën shqipe. Veç gjuhës shqipe si lënd është mirë që të krijohen dhe dy lëndë tjera. Kultura shqipe dhe historia shqiptare. Nëse këto lëndë nuk mund të mbahen në shkolla është mirë që të organizohen kurse. Padyshim duhet kerkuar bashkëpunim nga Qeveria Shqiptare në veçanti Ministira e Diasporës Shqiptare. Duke par që ka shumë talent shqiptar në fusha të ndryshme duhet që të krijohet një fond i posaqëm ku do mund të siguroheshin të ardhura materiale dhe stimulim për talentet e rinj sidomos për këta që jetojne në Kosovë sepse mundësitë e depërtimit janë më të pakta. Gjithsesi është i domosdoshem krijimi i një lobi nga shqiptarët që jetojne në Evropë, kjo në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqërine civile. Veç tjerash nuk duhet humbur kontaktet me diasporën shqiptare të madhe në Turqi dhe Greqi sepse nëse nuk bëhet diçka në ketë drejtim nuk do shkojnë as dy gjenerata dhe kjo pjes e madhe e kombit do të asimilohet.
Jahja Lluka Kryetar i Shoqatës Për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta