Lajme

Kosova bënë historinë, e para fitore në kualifikimet e Evropianit

By FerizajPress

June 10, 2019

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore historike.

Kosova ka marrë pikët e plota në Sofje, duke e mposhtur 3-2 Bullgarinë.

Kosova e ka fituar me përmbysje ndeshjen në stadiumin “Vasil Levski” të Bullgarisë

“Dardanët” kanë mundur Bullgarinë 3:2 në Sofje, me golin e shënuar krejt në fundin e ndeshjes.

Në pjesën e parë, Milot Rashica shënoi në minutën e 14-të, por bullgarët e barazuan rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Në pjesë të dytë, Bullgaria e përmbysi rezultatin duke e shënuar golin e epërsisë, për 2:1, por Kosova barazoi shpejt me Vedat Muriqin.

Heroi i ekipit të Challandes në këtë takim ishte zëvendësuesi Elbasan Rashani, që shënoi krejt në fund për 3:2.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në ndeshje të vlefshme për kualifikim në një kampionat.

Kosova e shënoi fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për ‘EURO 2020’, dhe tani pas tri ndeshjeve ka 5 pikë në grupin A