Lajme

Kosova bëhet me softuer për identifikimin e gishtrinjëve

By FerizajPress

March 18, 2019

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka publikuar fotografi nga momenti  kur është nënshkruar donacioni i Agjencisë Shtetërore Amerikane ‘INL’ për dhurimin e softuerit për identifikimin e  gishtërinjë apo “Fingerprint”.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Ekrem Mustafa.

Vlera e këtij softuerit është një milionë dollarë.  Ndihmës Sekretari, Madison ka falënderuar Agjencinë e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për punën e tyre dhe përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar. 

Me anë të këtij softuerit Kosova pritet që autoritetet e rendit të jenë ende më efikase për të luftuar krimin e organizuar.