Lajme

“Korrigjimi i kufijve, zgjidhja më pak e keqe për Kosovën dhe Serbinë”

By FerizajPress

August 22, 2018

Në një intervistë për gazetën serbe Kurir, Miliq ka thënë se korrigjimi i kufijve është zgjidhja më pak e keqe për Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja për korrigjim të kufijve nuk është sqaruar mjaftueshëm por në parim e mbështes atë. Korrigjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndoshta do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme dhe më pak e keqe”, ka thënë Miliq, transmeton lajmi.net.

Ajo ka folur edhe për përkrahjen që kjo mundësi mund ta ketë nga fuqitë botërore.

Miliq e ka përmendur Gjermaninë që kategorikisht është kundër ndryshimit të kufijve.

“Më duket se edhe Moska nuk është e kënaqur me idenë e korrigjim të kufijve. Gjithashtu edhe Merkel. Ata po thonë se zgjidhja duhet të jetë fleksibile dhe të mos shkaktojë konflikte në rajon”, thotë Miliq.

Por për sa kohë mund të arrihet kjo zgjidhje? Miliq thotë se ende ka kohë, dhe se zgjidhja finale mund të merr kohë.

“Sigurisht që nuk ka zgjidhje ideale për asnjërën palë”, përfundon Jelena Miliq.

Ndryshe, afat optimal për zgjidhjen Kosovë-Serbi po vlerësohet pranvera e vitit 2019. /Lajmi.net/