Ferizaj

Koronavirusi: Jetmir Hyseni nga Ferizaj i kushton këngë Ferizajt

By FerizajPress

March 25, 2020

Jetmir Hyseni, që është njëri nga 61 të prekurit me Covid-19 në Kosovë, ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar derisa po trajtohet në Spitalin Infektiv në QKUK.

“Fatmirësisht, sot mirë po ndihem. Për çdo ditë po e marr veten nga pak. Jam në Spitalin Infektiv në QKUK, qysh prej natës kur edhe jam diagnostifikuar me koronavirus”.

Hyseni përmes një kontakti  ka treguar për simptomat që i kishte para se të diagnostifikohej me Covid-19.

“Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv”.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet Covid-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota është duke u ballafaquar me këtë fatkeqësi. Ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvojë e mir dhe e lehtë për mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqërisë që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.” ka thënë Jetmir Hyseni

Por Jetmiri për të gjithë ata që po u mungon gjendja normale në qytetin e Ferizajt gjatë qëndrimit në karantinë ka bërë edhe një këngë

“Duke e ndje që të gjithë qytetarëve  të Ferizajt po u mungon atmosfera e para 12 Marsit  vendosa  me e këndua këtë këngë me mallin  për qytetin ma të bukur në Kosovë- Ferizajn

“Urojë që kjo gjendje të mbarojë sa më shpejt , ti kthehemi jetës normale  dhe nga kjo  të nxjerrim edhe një mësim që ti dimë vlerat  dhe të ruajmë ambientin ku jetojmë” ka thënë Jetmiri

Ndryshe  Jetmir Hyseni ka tani 5 ditë që po kalon në karantinë në QKUK, në Klinikën Infektive