Lajme

Koreja e Veriut testim të ri të raketave me rreze të shkurtër

By FerizajPress

April 01, 2016

Koreja e Veriut ka kryer një testim të ri të raketave me rreze të shkurtër.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut theksohet se Pheniani zyrtar ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër në afërsi të bregdetit në lindje të vendit.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se raketa e lëshuar nga toka ka rënë në det në ujërat e bregdetit lindor në veri.