Ferizaj

Kopshti i fëmijëve në Lagjen e re me aktivitet të shumta gjatë sezonit verorë

By FerizajPress

July 07, 2016

Duke qenë një nga kopshtet me të mëdha në rajon si nga hapësira por dhe kapacitetit i fëmijëve, kopshti i fëmijëve në Lagjen e re edhe këtë verë u dallua me aktivitet të shumta e të suksesshme duke realizuar kampin verorë për fëmijë. Në këtë kamp u realizuan aktivitete të larmishme duke filluar nga lojërat atraktive e zhvillimore për fëmijët deri tek pjesët teatrale e argëtuese me shëtitje edhe në vende të bukura të qytetit tonë.

Edhe prindërit lidhur me këto aktivitet  shprehen shumë të kënaqur  që fëmijët e tyre përpos qëndrimit ditorë ku u ofrohet një zhvillim edukativ e social ata kanë mundësinë të shijojnë  dhe aktivitete atraktive e zbavitëse, si brenda dhe jashtë kopshtit.

Menaxherja e kopshti Z. Arta Tahiri e pyetur në lidhje me aktivitet ajo shprehet se si vitin e kaluar ku u organizua Shkolla verore por dhe këtë verë kampi Verore si synim të objektivave të kopshtit kanë që të ofrohet kushte sa më të favorshme e atraktive për fëmijët dhe prindërit të cilët i besuan fëmijët e tyre këtij kopshti. Ne duhet të ofrojmë më të mirën për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, duhet të jemi konsistent dhe frytdhënës në aktivitet tona duke krijuar hapësira sa më të ndryshme që fëmijët kopshtin ta shohin folenë e tyre të paqes, dashurisë, edukimit, mësimit e socializimit pozitiv, shprehet  Znj. Tahiri .