Të Premten me datë 23 Prill në orën 10:00 është zhvilluar një ceremoni e inaugurimit të hapësirave të reja të Kopshtit “ARDHMËRIA JONË” në Ferizaj, në prani të Drejtorit Arsimit të Komunës Ferizaj, Z. Afrim Llabjani, Drejtoresha e kopshtit ,Znj. Azemine Aliu dhe përfaqësuesit e organizatës – Volontari nel Mondo
Kopshti i fëmijëve “Ardhmëria jonë” ka përfituar këto ditë një donacion të rëndësishëm për edukimin e hershëm të fëmijëve me mjete konkretizuese përmes një atelie e cila është projektuar me koncepte moderne zhvillimore.
Organizata italiane Volontari nel Mondo ka zgjedhur 15 kopshte kosovare për të investuar me këto atelie të cilat janë majftë të nevojshme .
Valentina Zefi përfaqësuese e kësaj organizate dhe drejtues të kopshtit “Ardhmëria Jonë” pohojnë se veç investimeve me mjete konkretet janë mbajtur edhe trajnime profesionale për edukatoret e kopshtit prandaj projekti në vazhdimësi po tregohet i dobishëm për fëmijët e moshave të vogla që vijojnë kujdesin ditor në këtë kopsht.
Valentina Zefi, Përfaqsuese e organziatës Volontari nel Mondo në Kosovë me këtë rast ka thënë se falë PEDAKOS, Bashkëpunimi Italian i siguron Kosovës një mundësi shkëmbimi unike me një nga qasjet ekselente italiane të njohur globalisht në sektorin e edukimit që është: Reggio Emilia Approach
Drejtoreshë e kopshtit “Ardhmëria jonë” Azemine Aliu ka falënderuar organizatën Volontari nel Mondo dhe PEDAKOS për bashkëpunimin dhe mundësinë që edhe në këtë çerdhe të krijohen kushte për edukimin e fëmijëve.
“Ky projekt ka një vlerë të madhe sepse përmes këtij projekti kopshti jonë do të nis hapat e parë të implementimit të Qasjes Reggio Emilia duke ju ofruar fëmijëve dhe prindërve një alternativë të re edukuese”
Ndërkaq përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe drejtoria komunale për Arsim i janë gëzuar investimeve të reja e moderne në kopshtin “Ardhëmria jonë” . Premtuan angazhim të mëtutjeshëm për fuqizimin dhe zgjerimin e projekteve me partnerë të rëndësishëm nga shumë anë të botës të cilët veç donacioneve konkrete po e begatojnë bashkëpunimin e tillë edhe me përvoja të reja.
Labërie Luzha, zyrtare për edukimin parashkollorë nga Ministria e Arsimit tha se përmes këtij projekti po sjellim diçka të re dhe më shumë se kurrë kemi nevojë që të rritim cilësinë e edukimit dhe arsimit në të gjitha nivelet e edukimit në Kosovë.
Afrim Llabjani, Drejtor për Arsim në Ferizaj tha se synim primar e kanë gjithë përfshirjen dhe rritjen e cilësisë ne edukimin parashkollor. Padyshim se investimi në këtë moshë do të jetë një e ardhme më e sigurt për shoqërinë por edhe për shtetin tonë.
Investimi i përgjithshëm në kopshtet publike , private dhe në ato me bazë në komunitet ka pasur një kosto rreth 1 milionë euro , mjete këto nga populli dhe qeveria italiane , ndërsa nuk është kërkuar ndonjë financim nga institucionet kosovare për realizimin e këtyre projekteve.