Mbrëmë, në Bibaj të Ferizajt është bërë hapja solemne e Lulishtes me sipërfaqe prej 3500 metra katror.
Në një ambient familjar, në një ceremoni rasti ishte Ilmi Haxhisalihu, i cili preu shiritin e hapjes së lulishtes “Kopshti i Artë”, biznes familjarë I krijuar nga djali Fatoni dhe nipi Altini.
Kopshti i Artë është një biznes familjarë i cili për vite ka afaruar suksesshëm jo vetëm në Rajonin e Ferizajt,
Ishte pikërisht “Kopshti i Artë” ai që i dha një pamje të bukur edhe qendrës më të madhe tregtare në rajon, Prishtina Mall.
“Kërkesat e tregut ishin motiv që të rriten kapacitet e Lulishtes. Kemi të kontraktuar mbi 1 mijë kopshte në një lagje modern që po ndërtohet në Prishtinë, pa i nënçmuar projektet tjera jo më pak të rëndësishme. Aktualisht në këtë Lulishte kemi mbi 12 mijë fidanë të llojeve të ndryshme të gatshme për klient” ka thënë Altin Haxhisalihu, drejtor i kësaj kompanie