Puna dhe angazhimi i Z.Blenishti vazhdon dita ditës. Sot kishim nderin të vizitojmë nga afër firmën edhe aktivitetin e afaristit tonë z.Faton Shehu, i cili është pronar i firmës “Shehu Putz”.
Ishte vërtet kënaqësi së bashku me z.Fatbardh Blenishti dhe stafin e tij të njihnim nga afër arritjet e firmës së mirënjohur “Shehu Putz”. Patëm fatin të shijojmë traditën dhe bujarinë shqiptare në pritjen e ngrohtë të pronarit të i firmës z. Faton Shehu.
Ai na shpjegoi se si që nga fillimi i viteve 2011 arriti të ketë rezultate të mira me firmën e tij që vepron në rrethinën e Hennefit e Bonnit.
Vlen të theksojmë se pothuajse të gjithë punëtorët janë nga Kosova duke u bërë kështu një mbështetje e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë vend dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e tyre në jetën ekonomiko-sociale në vendin ku jetojnë. Z.Fatbardh Blenishti, koordinator i Unionit e njohu zotin Shehun me punën edhe angazhimin e Unionit duke theksuar njëkohësisht nevojën e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet firmave shqiptare në Gjermani dhe më gjerë duke punuar gjithsecila dhe të gjithë së bashku me korrektesë, përgjegjësi, ndershmëri dhe cilësi të lartë punimesh duke fituar respektin dhe mbështetjen e shoqërisë vendase. Në qendër të vëmendjes ishte gjithashtu edhe diskutimi për aksionin e ndërmarrë për tu ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit që morri edhe 51 jetë njerëzish . Z.Shehu shprehu dëshirën dhe gatishmërinë të jetë pjesë e aksionit qe u ndërmor nga kryesia e Unionit për të ndihmuar Shqipërinë.Ishte kënaqësi edhe nder për Unionit të kemi anëtarë të denjë shembull në aktivitetin e tyre dhe në përkushtimin për interesat e kombit.Vetëm të bashkuar gjithmonë do t’ia dalim të realizojmë misionin tonë u shpreh Z.Fatbardh Blenishta Koordinator i Uninonit të Bisneseve Shqiptare në Gjermani.Më 09.12.2019, Sami Fejza. Bonn.