Koordinatori gjerman për emigrim ka deklaruar se Gjermania duhet që në mënyrë të përshpejtuar të dëbojë të gjithë emigrantët të cilëve nuk i është pranuar azili.
Vitin e kaluar nga Gjermania janë dëbuar 22,200 emigrantë, ndërsa 37, 220 janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre, transmeton koalb.com.
Peter Altmaier është cituar nga mediat gjermane të ketë thënë se numri i të dëbuarve duhet të dyfishohet në vitin 2016.
Deri me tani shumica e të dëbuarve janë nga Ballkani, pasi Gjermania e ka bërë të qartë se do të pranojë kërkesat për azil vetëm për ata persona që largohen nga lufta. /Koalb.com/