Lajme

Kontrolle dhe gjoba komunikacioni në kryeqytet

By FerizajPress

April 02, 2016

Policia e Kosovës sot ka dalë nëpër rrugët e Prishtinës për kontrolle në komunikacion.

Në bazë të fotografive të dërguara, më shumë se zakonisht, nëpër rrugët e Prishtinës sot u janë shqiptuar gjoba drejtuesve të makinave që nuk kanë pasur dokumentacionin përkatës me vete dhe atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit në kryeqytet.

Më herët KosovaPress raportoi se vetëm në dy muajt e fundit, si pasojë e fatkeqësive të komunikacionit, 18 persona kanë humbur jetën në nivel vendi.