Ferizaj

Kontratat e paligjshme të z.Svarqa gjatë muajit elektoral

By FerizajPress

January 06, 2018

05 janar 2018 21:29 Një ditë pasi humbi garën, ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, vendosi t’i shpërblejë afër 30 persona.

Atyre u nënshkroi marrëveshje për punësim në institucionet publike komunale, raporton KTV.

Prej tyre 6 janë akt-emërime, 2 kontrata për punësim me afat të caktuar dhe 18 rekomandime në Drejtorinë e arsimit.

Mirëpo, me pranimin të 33 ankesave, komisioni kishte hasur në një varg parregullsish në të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, thonë në Komunën e Ferizajt.

Për këtë arsye, komuna ka vendosur për pezullimin e tyre, deri në verifikimin e të gjitha shkeljeve, edhe zyra e personelit i ka rekomanduar kryetarit anulimin e këtyre kontratave të cilat  kanë qenë të detyruar të i nënshkruajnë nën presionin e ish kryetarit Sfarqa.

“Ish kryetari ka marrë vendim për një mori kontratash me akt-emërim, kontratat kanë qenë të nënshkruara pa respektim të ligjit, kanë qenë kontrata të nënshkruara vetëm për militantë partiak. Eshtë shkelur ligji për shërbyest civil dhe një mori aktesh administrative që nuk janë respektuar, nuk është respektuar afati ligjor për ankesa duke u berë heshtja e konkurseve.” tha Marevci.

“Kryetari Aliu ka formuar një komision për verifikimin ligjor të ketyrë kontratave, pas rekomandimeve nga komisioni, kryetari Aliu do të marre hapat konform dispozitave ligjore.” tha Marevci.

Në anën tjetër, Sfarqa pranon t’i ketë bërë këto punësime në fund të mandatit, por mohon se ka pasur shkelje të procedurave ligjore.

Në po të njëjtën periudhë, problem tjetër dolën të jenë edhe kontratat mbi vepër. Gjatë kësaj kohe, një pjese të të punësuarve, kontratat mbi vepër u janë vazhduar edhe për tre muaj.

Për këtë, zyrtarët komunalë thonë se pritet të nisin procedurat e rishikimit dhe nëse janë shkelur ligjet, të gjitha ato kontrata do të ndërpriten.

Në marrëveshjet e arritura për shërbime të veçanta gjatë vitit 2015-2016, kjo komunë e zë vendin e tretë, pas asaj të Prishtinës dhe të Pejës, që arrijnë në 145 të punësuar me kontratë mbi vepër.