Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas grumbullimit të disa informacioneve, se në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.
Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të shoqëruar edhe nga njësitet reaguese të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj , kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).
Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente : Prokuroria Themelore e Ferizajt , Policia Kufitare , Dogana e Kosovës dhe AUV .
Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma.