Lajme

Konstituohet parlamenti i ri i Maqedonisë, asnjë fjalë shqipe s’përmendet!

By FerizajPress

December 30, 2016

Deputeti Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ka reaguar për arsye se raporti i Komisionit kuvendor për verifikimin e mandateve të deputetëve ishte vetëm në gjuhën maqedonase.

“Më vjen keq që ky raport është në gjuhën maqedonase ndërsa BDI-ja deri dje thoshte se gjuha shqipe është zyrtare. Gjithashtu shpreh shqetësim që në këtë përbërje të Kuvendit është një deputeti i cili është i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe pres që mos të verifikohet mandati i tij”, tha Ibrahimi.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoivski tha se Kuvendi “vendos sipas normave dhe jo sipas qejfeve të dikujt.”

Replikë ndaj Ibrahimit ka pasur edhe deputeti VMRO-së, Ilija Dimovski i cili tha se “nuk është momenti për fushatë zgjedhore sepse ajo ka mbaruar”, tha Dimovski, njofton Portalb.mk.

 

 

.