Lajme

Konjufca tërhiqet, arrihet marrëveshja VV-LDK

By FerizajPress

February 01, 2020

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së.

Burime të afërta me këto parti i kanë thënë KTV-së se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin organet e tyre drejtuese.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.