Glauk Konjufca, deputet nga radhët e VV-së, ka thënë se propozimi i partisë më të madhe opozitare ishte që të krijohet një trup i përbashkët opozitare, gjegjësisht një lloj shkrirje të partive opozitare. Sipas tij, AAK nuk kishte pranuar fare një opsion të tillë,
“Ata as që kanë dashur që të diskutojnë për këtë çështje”, tha ai në Interaktiv të KTV-së, raporton Gazeta Blic.
Konjufca ka bërë të ditur se kryeministri duhet t’i takoj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Posti i kryeministrit duhet të caktohet me kritere dhe me parime”, tha ai.
Sipas Konjufcës, VV t’i prijë listës, dhe se prijësi i listës të jetë kandidati për kryeministër./ Gazeta Blic