Lajme

Konfrontohen mes vete Dardan Molliqaj e Arben Ahmeti

By FerizajPress

April 06, 2016

Sekretari organizativ i VV-së DArdan Molliqaj dhe opinionisti Arben Ahmeti, janë kontrontuar disa herë, në debatin që po zhvillohet në Rubikon, raporton GazetaBlic.

Pas disa replikave që Ahmeti ka bërë ndaj Molliqajt, ky i fundit e ka akuzuar Ahmetin se po tenton ta prishë debatin. “Je t’u dashtë me e prishë debatin. A je kaq në siklet edhe ndaj pushtetit?”, e ka pyetur ai. Ndërsa Ahmeti ia ka kthyer “Shumë më shumë”.

Më pas, Arben Ahmeti i ka thënë Molliqajt se një themelues Ii VV-së e kishte sharë një deputet. “Një njeri themeleus i VV-së e ka sharë publikisht një deputet, cili ka qenë reagimi i Vv-së?”, e ka pyetur ai Molliqajn gjatë debatit.

Mirëpo ai është kundërpërgjigjur shumë shkurt “Ti ke qëllim me e prishë debatin”, ka ripërsëritur Molliqaj. /GazetaBlic/