Editorial

Konfliktet si pasojë e pamundësisë së njohjes së plotë të realitetit

By FerizajPress

September 04, 2018

Shkruan: Besim Ymeri Siç ka thëne shkrimtari anglez Arthur Koestler “zhurma që jehon përgjatë historisë njerëzore është rrahja e vazhdueshme e daulleve të luftës”. Një shfletim i shpejt i librave të historisë tregon që konfliktet janë pjesë e ekzistencës njerëzore që prej se njeriu ekziston në këtë planet. Në fakt, pyetja interesante këtu do të ishte se mos vallë ka ndonjë faktor madhor që i bënë njerëzit ta luftojnë njeri tjetrin, një arsye strukturore që është prezentë kudo dhe përherë dhe pre e të cilës janë të gjithë njerëzit. Ka arsye të shumta pse nuk mund të arrihet një mirëkuptim mes njerëzve, po janë së paku tre faktorë për të cilët ja vlejnë të flitet më shumë.Gjuha

Ndoshta arsyeja kryesore se pse nuk mund evitohen konfliktet ndërmjet njerëzve është natyra dhe struktura e gjuhës që përdorin njerëzit. Fatkeqësisht, komunikimi me anë të gjuhës (verbalisht apo me shkrim) nuk mjafton për të përshkruar një realitet pafundesisht të komplikuar ne te cilin jetojmë. Filozofi francez Jacque Derrida (1957-2004) ne kuadër te filozofisë se dekonstrukcionit ka diskutuar gjere e gjate problemin e përthekimit te realitetit duke përdorur mekanizmin e gjuhës. Derrida ka vërejtur qe gjuha qe përdorim është e kufizuar ne një numër te vogël te zërave fonetik apo fjalëve qe nuk janë ne gjendje te përçojnë te plote realitetin jetësor.Edhe pse “realiteti është një dhe nuk ndryshon”, kur njerëzit përdorin gjuhën si medium për te kuptuar dhe komunikuar me boten përreth tyre, ata “krijojnë” perceptime apo kuptime te shumta dhe ndryshme te po te njëjtit realitet.Fjalët qe përdorim ne jetën e përditshme asnjëherë nuk kane ndonjë kuptim fiks dhe te njëshëm po marrim forme ne varësi te kontekstit te cilit ju referohen e që e bën mekanizmin e gjuhës joadekuat për te përshkruar një realitet dinamik dhe kompleks deri ne pafundësi. Për shembull, fjala “luan” ne shikim te pare del që është fjalë e thjeshte dhe e qarte. Megjithatë, fjala “luan” nuk përshkruan një luan qe ekziston ne te vërtete dhe qe ka atribute te caktuara (madhësi, ngjyra, pesha ……..) po një perceptim te luanit qe kemi ne mendjen tone. Ne fakt, nëse duam te përshkruajmë plotësisht një luan të gjallë që shohim, atëherë na duhen një pafundësi faqesh pasi që duhet ti sqarojmë jo vetëm të gjitha atributet e luanit që kemi pranë por edhe më pastaj të interpretojmë dhe termat tjerë që i kemi përdorur për të përshkruar kontekstin e luanit në fjalë. Po fjalët që kanë karakter edhe më subjektiv si dashuria, urrejtja, lutja, nderi apo besa dhe fjalë të tjera për të cilat kemi një konsensus të mjegullt se çka nënkuptojnë ? Kjo i nënkupton që çdo fjale dhe e gjithë mekanizmi i gjuhës nuk doemos reflekton realitetin siç është po me shume shpreh një domethënie apo kuptim individual dhe shpeshherë unik te atij realiteti e qe ne mendjen tone lidhet me atë fjale apo fjali. Mundësia e keqkuptimi ndërmjet njerëzve vetëm nga barriera qe e vendos gjuha është jashtëzakonisht e madhe dhe nëse kemi te bëjmë me njerëz qe flasin te njëjtën gjuhe e posaçërisht kur kemi dy individë apo grupe qe përdorin gjuhe te ndryshme.

Asimetria e informacioneve

Një arsye tjetër pse ngatërresat apo konfliktet janë te paevitueshme është edhe asimetria ne qasjen ndaj informatave. Ky koncept është i njohur ne fushën e biznes menaxhmentit po ne përgjithësi vlen për secilën sfere te aktivitetin njerëzor. Ne çdo kohe dhe ne çdo vend nuk mund te gjejmë dy njerëz qe kane qasje te njëjte ndaj informatave për realitetin. Teknikisht informatat ne forme te librave apo ligjëratave mund te jene identike, mirëpo proceset e brendshme qe mundësojnë absorbimin e atyre informatave formohen nga faktorë unik individual si inteligjenca, eksperienca, edukimi i mëparshëm, shëndeti e parametra te tjerë. Duke e diture se njerëzit zakonisht formojnë gjykime për te tjerët ne baze te informatave apo dijes qe kane atëherë nuk është çudi qe nuk mund te kenë mendim te njëjte për dukuritë përreth tyre qe patjetër herët a vone do te shpie ne situata konflikti.

Parimi i refleksivitetit

Ishte investitori dhe miliarderi legjendar amerikan George Soros i pari qe vërejti fenomenin qe më pastaj e emëroj si “refleksiviteti”. Shkurt e shqip, parimi i refleksivitetit thotë se njerëzit nuk janë ne gjendje te vendosin distance te qarte ndërmjet te qenurit vëzhgues dhe te objektit te cilin e vëzhgojnë. Ne mase te madhe, gjykimet qe kemi ndaj tjerëve i formojmë duke supozuar se kemi një qëndrim apo pike fikse referimi ndaj te tjerëve, diçka si shembulli i një shkencëtari qe bene kërkime ne laborator. Mirëpo, shkencëtari ne laborator zakonisht është ne një univers komplet tjetër prej objektit qe e studion pasi qe ai jeton ne realitet njerëzor qe është “pakrahasimisht dhe pafundësisht” tjetër prej atij ne te cilin gjendet objekti i studimit ( qe mund te jete grumbull bakteresh ne epruvete). Pasi qe është e pamundur qe një individ ne te njëjtën kohe te jete edhe vëzhgues i paanshëm edhe vlerësues objektiv dhe duke marre parasysh qe krejt njerëzit janë pjesëmarrës te teatrit jetësor, atëherë nuk është çudi qe njerëzit për nga natyra janë te pafte te gjykojnë njeri tjetrin objektivisht. Ne përgjithësi, raportet ndërmjet dy palëve janë te kushtëzuara dhe varura nga raportet paraprake dhe shumëdimensionale ( qofte fizike, emocionale, financiare etj.) qe e bën shume te vështire ne mos ta pamundur formimin e gjykimeve objektive për te tjerët. Faktorët qe lidhen me seri tiparesh ekzistues te personalitetit apo përvojën e mëhershme kane ndikim enorm ne kualitetin e komunikimit qe kemi me te tjerët dhe shpeshherë janë mu këta faktorë qe shkaktojnë konflikt.

Janë familjet ato ku vërehet me se lehti ndikimi i gjuhës, asimetrisë se informatave dhe parimi i refleksivitetit. Zakonisht pjesëtaret e një familje apo shokët e afërt te cilët duke bashkëjetuar një ambient te njëjte përdorin fjale qe me kohe kane marre forme te qëndrueshme dhe te qarte. Ne shumicën e rasteve, anëtaret e familjes apo edhe shokët e ngushte kane po ashtu qasje te njëjte ndaj informatave dhe karakteristika kulturore te ngjashme ne asimilimin e njohurive mbi boten. Gjersa gjuha dhe casja gati e njëjte ndaj informatave ndihmon evitimin e ngatërresave përbrenda familjes, është arsye e trete apo parimi i refleksivitetit qe i bën konfliktet ne familje shpeshherë te pazgjidhshme. Kur njerëzit kane konflikte me te afërmit e tyre, i tere komunikimi duhet te kaloj neper filtrat e përvojës se mëparshme qe i bën paragjykues dhe te gjymte ne vlerësimin objektiv te rrethanave dhe natyrës se konfliktit. Për me shume, pasi qe jemi emocionalisht te ngarkuar prej raporteve te mëhershme, ne rast te ngatërresave me te afërmit hezitojmë te rishqyrtojmë situatën pasi qe atëherë duhet te re interpretojmë edhe përvojën e mëparshme dhe ne mase te madhe edhe identitetin tone. Gjuha, asimetria e informatave dhe parimi i refleksivitetit janë vetëm tri arsye qe i bëjnë ngatërresat apo konfliktet te paevitueshme. Ne fakt, gjendja natyrore e raporteve njerëzore është një gjendje e përhershme keqkuptimi e jo mirëkuptimi. Nuk duhet te jete befasi kur njerëzit ngatërrohen po është për tu çuditur kur ata janë te njëjtit mendim. Rrjedhimisht, çdo gjendje paqeje është përkohshme qe patjetër do te ndërpritet nga ndonjë ngatërrese apo konflikt. Nëse si parim themelor pranojmë qe konfliktet janë te paevitueshme atëherë edhe qasja ndaj zgjedhjes se konflikteve ndryshon. Është interesant se motori i kreativitet njerëzor janë mospajtimet me një gjendje ekzistuese. Sipas vet definicionit, çdo risi apriori është negacion i pjesshëm i një te vërtete apo realiteti ekzistues. Kreativiteti apo inovacionet ndërtohen mbi eshtrat e vërtetave te mëparshme qe i bën ngatërresat esenciale ne ngritjen e një te ardhmeje me te mire. Edhe paradoks i çuditshëm po qe vështire mund te mohohet – progresi njerëzor mundësohet nga një gjendje e përhershme mospajtimi ndërmjet njerëzve. Kjo nuk domethënë qe konfliktet kane natyre pozitive po reflekton kompleksitetin e jetës dhe pamundësinë e interpretimit te botes ne terma bardh e zi.