Show Biz

Konflikt mes Luana Vjollcës dhe Fifit, këngëtarja kosovare ia lëshon emisionin

By FerizajPress

September 27, 2019

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes Fifit dhe Luanës, por këngëtarja e njohur përmes një fotoje në Instagram ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Shiko Kush Luan” që fillon këtë të shtunë në Top Channel.

Më 28 shtator, Luana nis sezonin e tretë të emisionit argëtues, por me sa duket Fifi nuk do të jetë pjesë e tij. Qeflij “Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bërë, këtë sezon nuk do të jem pjesë e “Shiko Kush Luan”.

Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit”,-shkruan Fifi në foton ku shfaqet me Luanën dhe Flor Mumajesin. Nuk dihet nëse kjo është një “lojë” përpara spektaklit të së shtunës, apo vërtet Fifi nuk do të jetë pjesë e emisionit.