Ferizaj

Konfiskohen rreth 25 metër dru në Ferizaj

By FerizajPress

March 11, 2021

Një sasi prej 25 metër dru hapësinor është konfiskuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, gjatë një aksioni të planifikuar mes dy institucionesh, përmes së cilës janë hasur në transportues dhe prerës ilegal të drunjve.

Kjo sasi është konfiskuar sipas legjislacionit në fuqi dhe do t’i shpërndahet institucioneve publike apo familje në nevojë sipas praktikave të deritanishme të institucionit të Komunës.

Kontrollet për mbrojtjen e pyjeve dhe ndëshkimi i prerësve ilegal të pyjeve vazhdueshëm po kryhet nga përgjegjësit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, falë kjo edhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Policinë e Kosovës.