Ferizaj

Konfiskohen 1170 litra lëngje dhe ujë mineral në Ferizaj

By FerizajPress

October 12, 2018

Ferizaj.12.10.2018. Inspektorët komunal gjatë aksionit të kësaj jave shënuan edhe një rezultat domethënës në fushën e sigurisë së produkteve që ofrohen në tregun e Ferizajt. Kësaj radhe, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Trafikut Rrugor, Inspektorati Komunal ndaloi një mjet transportues i cili po bartte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral. Pas kontrollit policor dhe nga inspektorët komunal u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant, rrjedhimisht sipas procedurave ligjore të legjislacionit në fuqi, saktësisht ligjit për Inspektoratin e Tregut Nr. 03/L-181, kjo ngarkesë u konfiskua dhe është proceduar në organet gjyqësore deri në vendimin përfundimtar të këtyre të fundit.