Lajme

Konfirmohet vizita e Nulandit në Kosovë

By FerizajPress

July 06, 2016

Ndihmësja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, këto ditë do të vizitojë rajonin.

Me 10 korrik, ajo do të vizitojë Kosovën, ku do të takojë zyrtarët e lartë të Qeverisë me të cilët do të bisedojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve në dialogun Kosovë-Serbi, mbështetjen e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit.