Lajme

Konfirmohet prania e gripit të shpezëve në Maqedoni

By FerizajPress

January 30, 2017

Theksoi se virusi është me patogjenezë të lartë tek shpezët, por nuk paraqet zoonozë dhe nuk bartet tek njerëzit dhe në asnjë rast nuk mund të paraqesë kërcënim për shëndetin publik tek njerëzit.

“Rasti i parë është detektuar më 27 janar pas mbikëqyrjes aktive të shpezëve zbatuar në terren dhe është konstatuar në analizat laboratorike të Fakultetit për mjekësi veterinare. Menjëherë iu qasëm protokollit për përballje me gripin e shpezëve dhe atë në vetë vatrën të shkatërrohen tërë shpezët, në mënyrë të padëmshme të mënjanohet dhe të kryhet dezinfektim komplet “, tha Popovski.

Theksoi se janë marrë disa masa dhe janë shpallur dy zona të mbrojtura nën mbikëqyrje, ku në pajtim me rregulloren në terren po asgjësohen tërë shpezët dhe prodhimet e tyre që ishin në kontakt. Në terren janë aktiv 30 ekipe nga katër persona.

Si simptoma tek shpezët, Popovski i theksoi vdekshmërinë e lartë dhe rënien e plleshmërisë.

Sipas profesorit Aleksandar Dodovski, është pozitive se virusi është zbuluar tek shpezët e fshatit që jep kohë për reagim dhe neutralizim të plotë.

Në pyetjen e gazetarëve për ekzistim të ndalesave aktive për import të shpezëve, Popovski tha se ndalesa aktive ka ndaj të gjitha vendeve ku është paraqitur virusi, por se ndalesat nuk kanë të bëjnë me shtete të tëra por me rajone.