Sipas “Don Balon”, zyrtarët e Barcelonës kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
23-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Toro, pas ofertave nga skuadra të njohura evropiane, përcjellë “lajmi.net”.
E vetmja gjë që e vë në dyshim transferimin te Barca, është minutazha jo e madhe që pritet ta ketë italiani te katalunasit, pasi që konkurrenca në sulm është e jashtëzakonshme.
Për të interesohen edhe Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, por tani Barcelona është super-favorite.
Torino kërkon 86 milionë paund për sulmuesin, por raportohet që negociatat po shkojnë mirë dhe se çmimi mund të ulet. /Lajmi.net/
Parashikoni n deshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6