Në Universitetin Bujqësorë të Tiranës u mbajt Konferenca e VI-të studentore me temë “Nxitja e zhvillimit të bujqësisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve bujqësore – këndvështrime studentësh” në të cilën punimet e tyre i shpalosën studentë nga 6 Universitete, ndër to edhe nga UShAF si bashkëorganizatorë të Konferencës.
Studentët e UShAF në Konferencë demonstruan njohuritë e fituara gjatë studimeve duke e prezantuar në mënyrë të denjë institucionin tonë, me temat: “Ndikimi i motivimit në performancën e punëtorëve”, “Ndikimi i elementeve të marketingut në tregëtimin e produkteve të drurit në rajonin e Ferizajt”, “Shqyrtimi i aspekteve ergonometrike te mobilet për fëmijë në kopshtet e rajonit të Ferizajt” dhe “Faktorët që ndikojnë në projektimin e proceseve të prodhimit në ndërmarrjet prodhuese në rajonin e Ferizajt”.