Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me nënkryetarin nga komuniteti ashkanli Asllan Kryeziun, kanë uruar komunitetin me rastin Ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkalnijve.
Me këtë rast kryetari Svraqa, është shprehur se komuniteti ashkanli është komuniteti më i madh pakicë në komunën e Ferizajt dhe si i tillë është inkuadruar në të gjitha rrjedhat politike, ekonomike, shoqërore, arsimore e kulturore të kësaj komune. Pjesëtarët e këtij komuniteti, ndonëse në numër jo të kënaqshëm, marrin pjesë aktivisht në jetën shoqërore.