Ferizaj

Komuna përkrah bizneset ferizajase

By FerizajPress

May 02, 2017

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, çdo ditë e më shumë po ju del në ndihmë bizneseve ferizajase.

Kështu tha sot në konferencën për gazetarë drejtori i kësaj Drejtorie, Shemsedin Sojeva. Sipas tij, në bazë të statistikave të nxjerrura vetëm në zyrën e regjistrimit të bizneseve janë regjistruar 272 biznese të reja, ndërkaq në qytetin e Ferizajt aferojnë 11 e 546 biznese.

“Drejtoria jonë vazhdimisht po përkrah bizneset edhe me dhënien në shfrytëzim të pronave komunale. Ne tashmë kemi shpallur 7 përfitues të pronave për 90 vite, ndërsa shumë shpejt pritet të shpallen edhe 8 përfitues të tjerë. Në bazë të statistikave që ne kemi nxjerr komuna i Ferizajt, bizneseve ju ka ofruar afër 14 hektarë tokë në shfrytëzim, dhe nga këto 14 hektarë janë bërë mbi 10 milion investime ku ka rezultuar me 270 vende të reja të punës”, është shprehur drejtori Sojeva.

Ai tutje ka bërë të ditur se tashmë në përfundim e sipër janë edhe të gjitha procedurat për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha në bazë të marrëveshjes që ka bërë gjatë vitit të kaluar me Fondacionin e Luksemburgut.

“Ka pasur një interesim bukur të madh të bizneseve, ku siç e kam thanë edhe me parë, do të përfitojnë afër 70 biznese të vogla në vlerë afër deri 2 mijë euro në mjete.

U bë e ditur se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, shumë shpejt pritet të realizoje edhe projektin sa i përket zyrës së informimit dhe mirëmbajtjes së saj, ndërtimi i shtigjeve për biçikleta tek parku Liria në drejtim të fshatit Nerodime, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim më Drejtorinë e Infrastrukturës, studimi i fizibilitetit për resurset turistike në fshatin Jezerc, si dhe shumë shpejt pritet të del edhe drafti final i studimit të fizibilitetit sa i përket qendrës së qytetit në Ferizaj.