Ai me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se përkundër që organet kompetente pritej ta mbyllnin gropën kjo nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.
“Ka më shumë se një muaj e gjysmë që një gropë (e thellë 27 cm.) në rrugën ‘1Tetori’, në Prishtinë, në afërsi të SHFMU ‘Gjergj Fishta’, paraqiste rrezik për ngasësit e veturave. Ndonëse pritej që organet kompetente të mbyllinin këtë gropë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Duke e parë se, rreziku për ndonjë aksident ishte i mundshëm, vendosa që unë ta mbyll atë”, ka shkruar Bekim Aliu në facebook.
Ai me ironi ka “kërkuar falje” nga Shpend Ahmeti nëse e ka bërë ndonjë “mëkat”.
“I nderuar kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, nëse unë me këtë rast kam bërë ndonjë ‘mëkat’, ju lutem të më falni”! ka shkruar ai.