Lajme

Komuna e Prishtinës keqpërdorë veturat zyrtare, ato parkohen te selia e Vetëvendosjes (Foto)

By FerizajPress

September 19, 2016

Kohëve të fundit shihen shpesh veturat  zyrtare të komunës së Prishtinës të cilat qëndrojnë të parkuara para selisë qendrore të lëvizjes Vetëvendosje, e cila së fundmi është zhvendosur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Siç edhe mund të shihet nga fotografitë e shkrepura sot në orën 17:30, automjetet zyrtare ndodhen të parkuara para selisë së kësaj partie opozitare e cila vazhdimisht ka kritikuar partitë në pushtet për keqpërdorim të veturave zyrtare./lajmi.net