Lajme

Komuna e Prishtinës ia shemb terasen e restorantit zëdhënësit të Policisë

By FerizajPress

January 27, 2017

Inspektorët e Prishtinës janë duke e rrënuar një taras të një restoranti tek Rruga B, në lagjen Mati.

Terasa e re, shihet se e ka bllokuar shumicën e trotuarit dhe është ndërtuar pa lejen e organeve komunale.

Në rrënim është duke asistuar edhe Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka mësuar se pronar i lokalit është vëllai ia asamblistit të LDK-së, Hazir Burovcit ne Kuvendin e Prishtinës, ndërsa restoranti është duke e hapur zëdhënësi i Policisë, Agron Burovci.

Lajmi.net merr vesh se kjo nuk është hera e parë që inspektorët e kanë vizituar këtë lokal të ri, ndërsa pronarit i është tërhequr vëretja edhe më herët. /Lajmi.net