Lajme

Komuna e Junikut ngrit padi ndaj GAP-it (Video)

By FerizajPress

April 15, 2016

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Agron Kuçi ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” , në Tribuna Channel me Menduh Abazin se raporti i Insitutit GAP për Komunën e Junikut , që kjo e fundit ka realizuar vetëm 29 për qind të premtimeve është i pavërtetë.

Ai ka thënë se ndaj këtij instituti kanë ngritur edhe padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi që sipas tij ky institut ka prishur imazhin e Komunës së Junikut.

Kuçi ka deklaruar se derisa Instituti GAP nuk kërkon falje publike marrëdhëniet do të jenë të ngrira me ta.