Komuna e Ferizajt në kuadër të masave preventive për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka vazhduar me dezinfektimin e hapësirave publike.
Ditën e djeshme janë dezinfektuar hapësirat e Kishës Katolike dhe Brigadës së Zjarrfikësve ndërsa sot ka vazhduar me dezinfektimin e ndërtesave komunale, Palestrës Sportive dhe Stadiumit të Qytetit.
Ndërsa Qendrës së Mjekësisë Familjarë i është vënë prioritet dhe po dezinfektohet sa herë po jepet mundësia.