Ferizaj

Komuna e Ferizajt, përfitoi grant prej 330 mijë eurove nga Banka Botërore

By FerizajPress

September 05, 2022

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, kanë pritur në një takim sekretaren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Venera Çerkini.

Gjatë këtij takimi është bërë edhe nënshkrimin i një marrëveshjeve në mes të MAPL-së, Komunës së Ferizajt dhe përfituesve të projektit “Komunat për të rinjët në Kosovë”, financuar nga Qeveria Japoneze, përmes Bankës Botërore.

Komuna e Ferizajt është njëra ndër dhjetë komunat përfituese e cila ka përfituar shumën prej 330,000 eurove, ndërsa Komuna e Ferizajt do të bashkëfinancoj me vlerën shtesë prej 15% të projektit që do të financohen projekte të ndryshme rinore në Ferizaj.