Ferizaj

Komuna e Ferizajt në mbështetje të bizneseve

By FerizajPress

April 19, 2022

Këtë të martë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti i shoqëruar nga drejtori i Entit të Punësimit z.Naim Gashi, ka vizituar kompaninë për prodhimin e mobiljeve Oxa Group.

Drejtori Dërguti, nga afër është njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto biznese, por edhe sukseset e kësaj kompanie. Dërguti përfaqësuesve të kësaj kompanie i premtoi mbështetjeje dhe bashkëpunim në të ardhmen, duke theksuar se komuna e Ferizajt dhe Kryetari Agim Aliu do të jetë në shërbim të bizneseve.

Aktualisht kjo kompani ka arritur t’i punësoj ofro 200 punëtorë dhe mendon se do të rrisë edhe më shumë kapacitetet e saja prodhuese si dhe numrin e punëtorëve.