Ferizaj

Komuna e Ferizajt: Në Ferizaj nuk ka asnjë mësimdhënës të padiplomuar në kuadrin arsimor

By FerizajPress

December 20, 2021

S Q A R I M

Në Ferizaj nuk ka asnjë mësimdhënës të padiplomuar në kuadrin arsimor

Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit publik, bazuar tërësisht në dokumente, rrjedhën procedurale e aspak në fjalë e tendenca mediale të motivuara nga qarqe politike, lidhur me lajmin e publikuar në Televizionin Lokal “Tema” me titullin “Del inçizimi: Vazhdon punësimi pa diploma në Ferizaj – 18 Dhjetor 2021 – RTV TEMA”, ku dy qytetarë ferizajas, Liron dhe Lirona Krasniqi, vëlla e motër, shfaqin pretendimet e tyre duke keqinformuar opinionin publik, përmes deklarimeve të pavërteta karshi rasteve të tyre në Drejtorinë e Arsimit, sqarojmë si vijon:

Fillimisht, lidhur me rastin e paraqitur në këtë media, pra mospunësimin e znj. Lirona Krasniqi dhe Liron Krasniqi, për procedurat e ndjekura njoftojmë si vijon:

Qytetarët ferizajas, të punësuarit në sistemin publik arsimor, janë dëshmitarë edhe të një fakti tjetër, se Drejtoria e Arsimit, përkatësisht qeverisja lokale aktuale dhe në mandatin e kaluar, ka shpallur më së shumti konkurse publike për rekrutimin e stafit arsimor të të gjitha niveleve, fakt ky që flet për transparencë, llogaridhënie dhe qasje proaktive për të mundësuar rekrutimin e stafit profesional në sistemin arsimor lokal.

Shto kësaj, për këtë rast, të zonjës dhe zotëri Krasniqi, tash e disa muaj, pas presioneve të shumta, kërcënimeve, përdorimit të fjalorit joadekuat, kanosjes ndaj zyrtarëve të DA-së, është paraqitur rasti në organet e sigurisë të cilat presim të kryejnë detyrën e tyre konform autorizimeve të tyre ligjore.

Komuna e Ferizajt, Drejtoria e Arsimit, mbetet e përkushtuar dhe është në interesin e saj, të krijoj kushte të barabarta ligjore për rekrutimin e stafit arsimor, pa rënë pre e presioneve mediale, kauzave të rrejshme publike kinse për padrejtësi në punësim, gjë që mirëfilli kanë motivim politik e njëkohësisht nuk paraqesin të vërtetën e faktuar në dokumentacionin zyrtar, të cilat janë në Drejtorinë e Arsimit, të qasshme nga çdo palë e interesuar.

Me këtë rast, duke qenë tërësisht të pastër e llogaridhënës para ligjit, ftojmë organet e drejtësisë dhe të gjitha palët e interesuara, të hetojnë, verifikojnë, qasen në të dhënat që lidhen me këtë rast, për të dëshmuar mirëfilli, atë çfarë themi në këtë deklaratë, të vërtetën e shkruar të zezë mbi të bardhë, e jo të krijohet një opinion i paqëndrueshëm bazuar në shtrembërimet qëllimkëqija që tentojnë t’i mveshen padrejtësisht një institucioni siç është Drejtoria e Arsimit.