Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndihmon KRM “Pastërtia” me pajisje e materiale mbrojtëse

By FerizajPress

July 09, 2020

Sot, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani në emër të Komunës, Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i dhuroi Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” një kontigjent me maska, dorëza dhe pajisje tjera të nevojshme për mbrojtjen e punonjësve të mirëmbajtjes gjatë pandemisë së virusit COVID-19.

Pranimin e këtij kontigjenti e bëri kryeshefi i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi i cili falënderoi institucionin e Komunës për këtë donacion.