Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

By FerizajPress

December 20, 2018

Komuna e Ferizajt ka ndaluar përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.

Kjo ndalesë vlen nga data 21 dhjetor 2018 deri më 15 janar 2019, përjashtim bën data 31 dhjetor 2018 nga ora 23:00 deri në orën 00:30 e datës 1 janar 2019.

Personat që nuk e respektojnë këtë urdhëresë do të dënohen në bazë të ligjeve në fuqi.