Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndalon hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

By FerizajPress

December 08, 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka nxjerrë urdhëresë që ndalon hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor deri me 15 janar 2022.

Ky vendim ka ardhur në prag të festave të fundvitit.

Në urdhëresë thuhet se personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndalohen sipas ligjit.

“Me urdhëresën e Kryetarit Aliu, ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.