Ferizaj

Komuna e Ferizajt me strehimore për trajtimin e qenve të pazot

By FerizajPress

February 11, 2018

Komuna e Ferizajt po synon që vitin e ardhshëm të ndërtoj një strehimore për trajtimin e qenve endacak. Kështu ka bërë të ditur sot i pari i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami. Sipas bajramit kjo drejtori është në fazën e identifikimit të lokacionit se ku do të ngritet kjo strehimore. Pavarësisht mungesës së strehimores bëhet e ditur se po vazhdohet me trajtimin e qenve endacak. Shifrat flasin se brenda një muaji janë trajtuar hiq më pak se 400 qenë të pazot. “Për vitin 2018 nuk është paraparë ndonjë strehimore për qentë endacak. Ne po bëjmë hulumtim të terrenit dhe vitin e ardhshëm po besojmë shumë se do të ndërtojmë një strehimore për qentë endacak si të vetmen zgjidhje për trajtim të tyre. Këtë vit në këtë fazë, bashk me operatorin ekonomik kemi dalë në teren dhe kemi trajtuar vetëm brenda këtij muaji 387 qenë endacak. Nja numër I tyre janë ngordhë përmes eutanazisë për shkak problemeve shëndetësore që kanë pasur dhe mundësisë që sëmundjet e ndryshme të lëkurës të transmetohen tek njerëzit” ka thënë Bajrami. Krahas kësaj zyrtarët kanë ngritur shqetësimin për lëvizjen ilegale të qenve nga komunat tjera. Kjo po bëhet nga persona të pandërgjegjshëm, thonë zyrtarët komunal. “Mendoj që edhe komunat tjera duhet ta marrin seriozisht këtë problem siç e ka marrë komuna e Ferizajt, që të mos dërgohen kontingjente të qenve përmes mjeteve të transportit dhe të dërgohen në komunën tonë siç ka ndodhur deri më tani. Me këtë rast u bëjë thirrje edhe qytetarëve që nëse hasin në këso raste ti lajmërojnë organet e rendit dhe mundësisht të bëjnë ndonjë foto për të pasur dëshmi” tha Bajrami. Sido që të jetë , prioritet i kësaj drejtorie mbetet vendosja e një rregulli në këtë drejtim. Drejtori Bajrami thotë se shifrat janë inkurajuese për të ecur më tutje në këtë projekt , ndërsa nuk ka përjashtuar edhe një koordinim më të mirë me komunat e rajonit kur janë në pyetje qenët e pazot dhe rreziku nga ta. “Jemi shumë të interesuar që kjo gjendje të ndryshoj, dhe vetë fakti se brenda një muaji kemi trajtuar 387 qenë tregon një gatishmëri dhe seriozitet të punës sonë që kemi ndërmarrë brenda këtij muaji. Për këtë problematikë kamë pasur takim edhe me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjilanit I cili ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo jemi në pritje të udhëzimit administrativ nga AVUK pasi përgjegjësia për trajtim të qenve endacak pas këtij viti mbetet nën kompetenca të AVUK-ut” ka thënë Bajrami. Bajrami ka thënë se deri atëherë trajtimi i qenve endacak do të vazhdoi siç janë trajtuar deri më tani. Ndryshe janë të shpeshta rastet ku janë raportuar sulme që po u bëhen qytetarëve nga qentë endacak. Strehimorja sjell një moment të ri në trajtimin e tyre. E zyrtarët janë të bindur se me një angazhim do të ja dalin që të vendosin një menaxhim më të mirë në trajtimin e këtyre qenve, transmeton Televizioni Liria.