Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka partner strategjik KFOR-in amerikan

By FerizajPress

January 10, 2018

Ferizaj.10.01.2018 .Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan, përkatësisht njësisë LMT, me të cilët janë diskutuar çështje të ndryshme të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Komuna e Ferizajt ka projekte të përbashkëta me njësi të ndryshme të KFOR-it amerikan dhe si të tilla, bashkëpunimet do të vazhdojnë.

Kryetari Aliu u shpreh falënderues për ndihmën e deritanishme të dhënë në aktivitete të ndryshme nga KFOR-i amerikan. Ai theksoi se Komuna e Ferizajt në të ardhmen këtë bashkëpunim do të energjizoj me projekte e iniciativa të përbashkëta.