Ferizaj

Komuna e Ferizajt institucioni i vetëm shtetëror që merr grantin e Fondit për Ballkanin Perëndimor

By FerizajPress

May 24, 2019

Efikasiteti në punën e qeverisjes lokale, hapja e një kaptine të re ndërveprimesh institucionale dhe raporti i qëndrueshëm me partnerë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar po jep frytet e saja. I tillë është edhe suksesi i Komunës së Ferizajt që në mesin e qindra institucioneve e organizatave aplikuese është institucioni i vetëm shtetëror në vendet anëtare të Ballkanit perëndimor, pjesë e kësaj organizate ndërqeveritare, i përzgjedhur në mesin e 24 përfituesve të grantit sipas thirrjes së dytë të Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) përkitazi me këtë nismë e mbështetje financiare të projekteve për bashkëpunim ndër-rajonal i ndau Komunës së Ferizajt grantin për implementimin e projektit të turizmit dhe përkrahjes e promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, projekt që do të zbatohet mes Komunës së Ferizajt, Çairit dhe Cetinjes.

Për ta tërhequr certifikatën e kualifikimit dhe nënshkrimin e kontratës për këtë projekt në ceremoninë që u organizua në Tiranë, mori pjesë shefi i Kabinetit, Selim Marevci i cili tha se përmes këtij projekti mëtohet fuqizimi i kohezionit social me impakt në shkëmbimet kulturore në fushën e trashëgimisë kulturore e natyrore.