Ferizaj

Komuna e Ferizajt filloi takimet për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2024

By FerizajPress

July 24, 2023

Këtë të hënë në sallën e Kuvendit të Komunës, kanë filluar të mbahen takimet për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024.

Hapjen e këtyre takimeve e ka bërë Nënkryetari i Komunë së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini.

Takimi i parë gjatë ditës është mbajtur me OJQ-të, të rinjët, sportistë dhe mediat për të parë nga afër nevoja dhe kërkesat e tyre në mënyrë që gjatë hartimit të buxhetit të inkorporohen edhe disa nga kërkesat e tyre.

Në hapjen e këtij takimi, nënkryetari Aliu, është shprehur se kjo është forma me e mire e diskutimit ku nga afër njoftohemi me secilin problem që preokupon këta akterë.

Të pranishmit në këtë takim, kanë paraqitur kërkesat e tyre në lidhje me thirrjet publike që bëhen për subvencionimin e organizatave, tetarit, klubeve sportive, por edhe për të rinjtë.