Ferizaj

Komuna e Ferizajt e vendosur për transparencë

By FerizajPress

January 18, 2018

Ferizaj, 18 janar 2018: Të enjten, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga zëdhënësi Selim Marevci, është takuar me drejtorin e misionit të OSBE-së për rajonin e Gjilanit, James Lyon .

Në këtë takim u diskutua për mënyrën e bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe Misionit të OSBE-së.

 Kryetari Aliu, këta të fundit i ka njoftuar me të gjitha zhvillimet që po ndodhin në qytetin e Ferizajt, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar transparencës me emërimin e zëdhënësit të komunës, por edhe me forcimin e Zyrës së informim dhe komunikim. Numri një i Ferizajt, Agim Aliu, drejtuesve të Misionit të OSBE-së në Kosovë, i ka ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në fusha të ndryshme.

Në anën tjetër përfaqësuesi i OSBE-se, James Lyon ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës, duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt do të vazhdoj dhe zhvillohet edhe më tej. Ai ka lavdëruar kryetarin Aliu për balancin gjinor në qeverisjen e tij përkatësisht me përzgjedhjen e Kryesueses së Kuvendit Komunal si dhe zgjedhjen e dy drejtoreshave në dikastere të ndryshme komunale.