Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në konferencën e sotme për medie ka bërë ditur projektet e rëndësishme që ka zhvilluar kjo drejtori gjatë këtyre muajve.
Sipas drejtorit Bytyqi, njëri ndër projektet më kryesore ka qenë ai i hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ai tutje ka thënë se kjo qendër ka rëndësi shumë të madhe për qytetarët ferizajas.